Lajme

Humb jetën i moshuari në Vlorë, dyshohet se pësoi arrest kardiak

By GAZETA SCANNER

July 15, 2023

Një 80-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të shtune në Vlorë.

I moshuari K. P., rreth 80 vjeç , banues në Vlorë, dyshohet se ka pësuar “arrest kardiak” dhe për pasojë ka humbur jetën në vendin e quajtur “Plazhi i vjetër”.

Bregdeti ndonëse është një zgjedhje mjaft e mirë për të përballuar temperaturat e larta të korrikut, kërkon edhe një kujdes të shtuar nga ana e qytetarëve, e sidomos të moshuarve.

Eskpertët thonë se hyrja direkt në ujë sidomos pas qëndrimit në diell për një kohë të gjatë, e sidomos në këto temperatura mjaft të larta me të cilat po përballet vendi ynë, nuk është e rekomandueshme, pasi bëhet shkak për komplikimin e gjendjes shëndetësore. Kjo vlen për të gjitha moshat. /Tch/