Sport

Humb Interi, 11 pikë prapa Juventusit

U mendua se Interi po i merr tri pikë në shtëpi, pas ndeshjes së mirë, sidomos në pjesën e parë, por në fund është mposhtur 2-1 nga Bologna.

Vendasit po fitonin me golin e Romelu Lukakus në minutën e 23’, deri kur Lautaro Martinez, gaboi nga penalltia për ta quar rezultatin në 2-0, moment që ndryshoi ndeshjes.

Kjo pasi pak minuta më vonë, Musa Juwara realizoi për mysafirët një gol të bukur në minutën e 72’, për 1-1.

Pas golit të mysafirëve, numri i lojtarëve në fushë u barazua, pasi Bastoni mori të dytin të verdhë për t’u përjashtuar, derisa Bologna luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 57’, Roberto Soriano është ndëshkuar me të kuq.

Këtë e shfrytëzoi Bologna dhe në minutën e 81’, sërish doli në skenë, Musa Barrow, për të shënuar për rezultatin përfundimtar 1-2, që e lë Interin në vendin e tretë me 64 pikë, 11 më pak se lideri, Juventusi.