8.3 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Hulumtuesit thonë se të dhënat në iPhone nuk janë aq private sa thotë Apple

- Advertisement -

Hulumtuesit e kodit pranë Mysk kanë sfiduar Apple lidhur me pretendimet e kompanisë në lidhje me fokusin e lartë që i kushton privatësisë.

Zhvilluesit thonë se të dhënat anonime të Apple për aplikacionet e saj përmbajnë një identifikues unik(DSID) i lidhur me Apple ID dhe të dhënat e iCloud.

Apple potencialisht mund të përdorë këtë identifikues për të ndjekur sjelljet e përdoruesit në App Store. Kjo bie në kundërshti me deklarimet e Apple se asnjë e dhënë personale e përdoruesve nuk identifikohet.

Hulumtuesit më herët kishin zbuluar se iOS 14.6 dërgon sasi të madha aktiviteti në aplikacionet Apple tek kompania edhe nëse çaktivizoni plotësisht të dhënat analitike të pajisjes.

Gizmodo raporoti se përdoruesit kishin bërë një padi ndaj Apple pasi Mysk publikoi gjetjet e saj.

Megjithatë vlen të theksohet se Apple enkriptim të dhënat e përdorimit dhe jo medoemos përpunon të dhëna personale. Problemi është se Apple nuk jep informacion për praktikat e saj të grumbullimit të të dhënave. /PCWorld Albanian

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit