Lajme

Hulumtimi i PIPOS, ekonomia rezulton “ngecja më e madhe” e qeverisë Kurti

By GAZETA SCANNER 1

February 22, 2024

Gazetari Adriatik Këlmendi ka prezantauar një hulumtim të gjerë të opinionit publik, i kryer nga Instituti i Prishtinës për Studime të Opinionit Publik (PIPOS).

Në pyetjen “Cila është fusha ku keni vërejtur ngecjet më të mëdha gjatë qeverisjes aktuale”, ekonomia zë vendin e parë me plotë 30 për qind.

Pas ekonomisë, shëndetësia dhe arsimi ndajnë vendin e dytë me nga 19.3 për qind.

Bujqësia, energjetika dhe sundimi i ligjit janë vlerësuar si ngecje të tjera të qeverisë Kurti.