Teknologji

Huawei prezanton flagshipët e parë me HarmonyOS

Huawei prezantoi ditën e sotme P50 dhe P50 Pro, telefonët e parë flagshipë që përdorin HarmonyOS 2. Kompania lançoi sistemin operativ për telefontë ekzistues në fillim të muajit Qershor.

Kalimi në HarmonyOS u bë për shkak të sanksioneve Amerikane të cilat kanë goditur rëndë Huawei. Jo vetëm i bllokoi kompanisë Kineze aksesin në teknologji dhe komponentë Amerikanë, por SHBA detyruan kompani si Google ti bllokojnë aksesin edhe në sistemin operativ Android.

Huawei u detyrua të kalonte në një version open-source. Ka pasur sugjerime se HarmonyOS është një variant i Androidit “open-source.”

Sanksionet kanë ndikuar tek Huawei edhe për komponentët që përdor. P50 dhe P50 Pro kanë procesorin Snapdragon 888 4G me grafikat Adreno.

Në Nëntor të vitit të kaluar Qualcomm mori leje ti shesë Huawei disa çipe. Modelet e tjera përdorin procesorin Kirin 9000 të Huawei por nuk përmenden askund teknologjia 5G.

P50 dhe 50 Pro janë për tregun Kinez me ekrane 6.5-inç dhe 6.6-inç, 90 dhe 120Hz respektivisht. Të dy telefonët kanë kamër selfie 13-megapiksel.

Kamera e pasme e P50 Pro përfshin një sensor 50-megapiksel, një sensor 40-megapiksel monochrome, një 13-megapiksel ultra-wide dhe një 64-megapiksel telefoto. Modeli P50 ka sensorin kryesor 50-megapiksel, ultra-wide 13-megapiksel dhe telefoto 12-megapiksel.

Telefonët kanë certifikimin IP68 të mbrojtjes ndaj ujit dhe pluhurit. Së fundi të dy vinë me karikim 66-vat ndërsa P50 Pro ka karikim wireless 50-vat.

P50 fillon nga 700 dollarë modeli bazë me 8GB RAM dhe 128GB memorie ndërsa P50 Pro nga 930 dollarë. /PCWorld