Lajme

Hoxhë Ahmed Kalaja i përkrah Rrahmanin e Korenicën: Ka burra akoma edhe pse janë në politikë

By GAZETA SCANNER 1

September 26, 2024

Sot dy deputetët e VV-së, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica, njoftuan se nuk do të votojnë asnjë ligj tash e tutje përderisa nuk rikthehet në bankat shkollore një nxënëse me mbulesë, e cila u largua nga shkolla.

Në përkrahje të Rrahmanit e Korenicës ka dalë Ahmet Kalaja, hoxhë i njohur nga Shqipëria.

Kalaja ka uruar bekime për Rrahmanin e Korenicën.

“Ka burra akoma edhe pse janë në politikë” – ka shkruar Kalaja, ndër të tjera.