Lajme

Hoxhaj: Vizita e Daçiqit në Rusi është alarmante

By GAZETA SCANNER 1

March 21, 2024

Deputeti Enver Hoxhaj, e ka quajtur alarmante vizitën që ka bërë në Moskë, Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Nënkryetari i Kuvendit dhe ish-ministri i Jashtëm ka thënë gjithashtu se Serbia si vend kandidat për në BE është një trillim.

“Vizita e Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Daçiq në Moskë, në mes të luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe vlerave demokratike është alarmante. Ajo i bën jehonë të kaluarës së Serbisë në vitet 1990-ta. Vendi kandidat për në BE, Serbia është një trillim pasi ajo është boshti i gjenociduesve kundër fqinjëve të tyre. Të dyja vendet janë kundër një Ballkani demokratik dhe Ukrainës “, ka shkruar Hoxhaj.