Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas mbledhjes së përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se mbledhja e ardhshme do të kulmojë me një Asamble Kombëtare mes të dyja vendeve.
“110-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë na bëri bashkë deputetët e të dy Parlamenteve. Sukseset e Kosovës nuk do të ishin të mundura pa mbështetjen e Shqipërisë që nga ekzistenca jonë dhe ato të Shqipërisë pa Kosovën!”
“Mbledhja e ardhshme do të kulmojë me një Asamble Kombëtare mes të dyja vendeve. Dy shtete me një zemër!”, ka shkruar Hoxhaj