Lajme

Hoxhaj: Qeveria Kurti e ka izoluar vendin, kësaj i është shtuar edhe ledhatimi i Serbisë nga Berlini e Parisi

By GAZETA SCANNER 1

August 30, 2024

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Qeveria Kurti e ka lënë vendin pa politikë të jashtme dhe pa aleat, duke e izoluar nga ShBA-ja e BE-ja.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se izolimit i është shtuar edhe politika e ledhatimit të Serbisë nga Berlini dhe Parisi.

“Kurrë më shumë se tash, Kosovës i duhet një qeveri e cila e nxjerrë vendin nga izolimi dhe komunikon edhe karshi partnerëve të saj gabimet strategjike që po bëhen me ledhatimin e Serbisë, gjë që sot është gabim, por do të jetë edhe në të ardhmen.” – ka thënë tutje ai.

Postimi i plotë: