Lajme

Hoxhaj për pagën minimale: Mashtrim i radhës, punëtorët më të thjeshtë paguhen 600-700 euro

By GAZETA SCANNER 1

August 29, 2024

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se vendimi i Qeverisë për pagën minimale nuk i shërben askujt.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka thënë punëtorët e thjeshtë në Kosovë marrin pagë 600-700 euro n ë muaj.

“Në kohën e dyfishimit të çmimeve, një dyfishim i pagës minimale është e vetmja zgjidhje. Prandaj, kjo pagë minimale për 350 euro është vetëm një mashtrim i radhës! Asgjë më shumë se veç një pagë elektorale dhe jo minimale!” – ka thënë tutje ai.

Postimi i plotë:

Për herë të parë për pagën minimale dëgjova para 30 vitesh duke jetuar në perëndim. Që atëherë kam ndjekur debatet në Evropë dhe Kosovë rreth parametrave për rritjen e pagës minimale! Vendimi i Qeverisë për të rritur pagën minimale në 350 euro mjerisht nuk i shërben askujtë. Punëtorët më të thjeshtë sot marrin një pagë rreth 600-700 euro në muaj. Në kohën e dyfishimit të çmimeve, një dyfishim i pagës minimale është e vetmja zgjidhje. Prandaj, kjo pagë minimale për 350 euro është vetëm një mashtrim i radhës! Asgjë më shumë se veç një pagë elektorale dhe jo minimale!