Lajme

Hoxhaj: Për Kosovën, në këto kohë luftërash është jetike përkrahja e perëndimit

By GAZETA SCANNER 1

October 02, 2024

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, mori pjesë dhe ishte pjesë e panelit në konferencën “Ndikimi i agresionit rus në Ukrainë, në gjeopolitikën evropiane”, organizuar sot në Prishtinë nga Instituti OCTOPUS.

Ai ka theksuar se për Kosovën, në këto kohë luftërash është jetike përkrahja e perëndimit.

Hoxhaj ka thënë se paqja ishte normë dhe lufta u pa si një lajthitje për një kohë të gjatë në Evropë.

“Me luftën në Ukrainë dhe në Lindje të Mesme, lufta është bere mjerisht pashmangshmë e kohës sonë! Një kohë kemi besuar në pabesuëshmërinë e luftës, sot mjerisht mund të flitet për pashmangshmërinë e saj! Kjo tregon për kohën në të cilën jetojmë, që është jo vetëm e pasigurt dhe e trubullt, por tërësisht e paparashikueshme! Kjo sot, është e qartë sapo të lexojmë lajme për sulmet e padrejta të Iranit kundër Izraelit, për luftën në Gaza, por edhe për luftën në Ukrainë. Një gjë është e duhur dhe e drejtë: që lufta në Ukrainë e rizgjoi gjeopolitikisht Perëndimin, duke u shndrruar në një mbështetje politike, diplomatike, ushtarake dhe ekonomike! Kam pritur edhe më shumë mbështetje perëndimore për Ukrainën, gjë që shpresoj ta shoh pas zgjedhjeve në ShBA, të cilat do të nxjerrin një Amerikë më të fortë pas pak javësh! Këtë e pres edhe me Komisionin e ri Evropian, por edhe me një Gjermani më të fortë vitin e ardhshëm, pas zgjedhjeve atje!”, ka thënë ai.