Lajme

Hoxha: Qeveria Kurti, pa vizion, pa qëllim, pa dashni për këtë vend

By GAZETA SCANNER 1

May 17, 2024

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha ka reaguar pasi Kosova nuk u vendos në agjendën e Këshillin e Evropës për anëtarësim.

Ajo ka fajësuar Qeverinë Kurti në lidhje me këtë.

“Pa vizion, pa qëllim, pa dashni për këtë vend. Qeveria Kurti.” – u shpreh Hoxha.

Në fund, ajo ka shkruar:

“Një shans i humbur në KIE, 4 vite të humbura të Kosovës…

Shumë, shumë keq…” – tha tutje deputetja.