Lajme

Hoxha për Abdixhikun: Kopje e dobët e Albin Kurtit

By GAZETA SCANNER 1

May 28, 2024

“Ky moment thërret për përgjegjësi, duhet dorëheqje. LDK refuzon farsën e darkave, LDK është e gatshëm dhe kërkojmë dorëheqje të qeverisë. Fillimisht dorëheqja e pastaj shpërbërje…”.

Këtë deklarim të kryetarit të LDK-së e ka komentuar në “Debat Plus” analisti, Dibran Hoxha, sipas të cilit, Lumir Abdixhiku është “kopje e dobët” e kryeministrit, Albin Kurti.

Hoxha ka theksuar se i pari i LDK-së duhet të dal të tregojë të vërtetën për shkuarjen në zgjedhje dhe jo të “recitoj”.

“Edhe këto farsat e këtyre fjalimeve, recitaleve mundet me na i thanë me një fjali shumë të thjesht:  me thënë sipas kalkulime të mia dhe matjeve elektorale unë nuk jam i sigurt që dal i dyti dhe për këtë d të duhej me mbajt përgjegjësi para anëtarëve të LDK-së. Kjo është fraza që duhet me thënë Lumri Abdxhiku, jo me recitu”, ka thënë Hoxha.