Lajme

Hoxha: Nisma për shkarkimin e kryetarëve, skenar i Vuçiqit për të krijuar tensione

By GAZETA SCANNER 1

December 07, 2023

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, vlerëson se nisma e qytetarve serbë për shkarkimin e kryetarëve në veri, sipas udhëzimit të hartuar nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, është pjesë e skenarit të Vuçiqit për të krijur klimë tensioni në veri të Kosovës.

Ai ka thënë Vuçiqit nuk i pëlqen qetësia në këtë pjesë të Kosovës dhe se veprime të tillë bënë edhe për të ngjallur paknaqësi tek qytetarët të cilët sipas Hoxhës e kanë refuzuar me të madhe pas sulmit të 24 shtatorit.

“Momentin kur ka një qetësi në veri, ata e përdorin me skenare të tilla dhe këtë radhë po besoj e kanë shfrytëzu edhe propozimin e kryeministrit Kurti që nuk do të ketë dorëheqje të kryetarëve po një iniciativë për mes një udhëzimi administrativ që është kundërkushtetu, kjo po tentohet të shfrytëohet nga Vuçiqi që eventualisht të krijojë një klimë tensioni në veri”, tha ai në emisonin “Këndi Debatit” në Tëvë1.

Ish-zëvendësministri ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të jenë të kujdesshme për cfardo veprimi në veri dhe të koordinohen me aleatët, sidomos vendet e QUINT-it.

Një pjesë e qytetarëve serbë zyrtarisht kanë dorëzuar kërkesën për shkarkimin e kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.