Lajme

Hoxha: Kurti e bëri nervoz Borrellin me anulimin e takimit trepalësh

By GAZETA SCANNER 1

June 26, 2024

Analisti Ylli Hoxha për mospranimin e takimit trepalësh në Bruksel, kryeministri i Kosovës ALbin Kurti, mund ta ketë nervozuar përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

“Besoj se Kurti e ka bërë pak nervoz Borrellin me këtë veprim. Sepse në aspekt diplomatik ka mundur të thoshte jo për takimin, nuk krijohet pritja se do të takohemi në Bruksel e kur shkon atje bënë dy takime paraprake me emisarët evropian dhe pastaj anulohet ai trepalësh. Kjo është e pritshëm ne kemi hyrë në fazën pranë zgjedhore dhe veprimet do të jenë më të kujdesshme”, ka deklaruar analisti Ylli Hoxha ne Debat Plus.