Futbollisti i Shqipërisë, Arbër Hoxha, ka thënë se ishte ëndërr e bërë realitet që të luajë me kombëtaren shqiptare në Kampionat Evropian.
Hoxha, mes tjerash thekson se do të jap gjithmonë maksimumin për kombëtaren shqiptare.
“Është një ëndërr e bërë realitet, edhe pse sot humbëm, pësuam dy gola shumë shpejt por provuam të kthehem në pjesën të dytë por nuk shënuam”, u shpreh Hoxha.
“Duhet të përgatitemi me ndeshjen me Kroacinë, të marrim rezultat pozitiv”.
“Po ishte një ndjenjë e jashtëzakonshme kur u futa në ndeshje, çdo minutë do ta jap maksimumin për kombëtare, është një ndjenjë e madhe”.