Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Elizabeth Allen, ka takuar Presidenten Vjosa Osmani. Ato nënshkruajtën një marrëveshje mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.
Rreth kësaj marrëveshjeje ka reagur edhe Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier.
Ai përmes një postimi në X, ka thënë se kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm drejt promovimit të informacionit të saktë globalisht dhe ndërtimit të një ekosistemi të qëndrueshëm të informacionit në Kosovë.