Lajme

Hovenier pas inaugurimit të “Murit të nderit”: I nderuar t’u bëj homazhe kosovarëve që strehuan fqinjët e tyre hebrenj gjatë Holokaustit

By GAZETA SCANNER 1

August 23, 2023

Këtë të mërkurë në Prishtinë është inauguruar “Muri i Nderit”, në shenjë nderimi për sakrificën e shqiptarëve të Kosovës në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit. Në murin që u vendos në Parkun e Qytetit do të qëndrojnë emrat e 23 familjeve që ndihmuan dhe shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit.

E në ceremoninë e inaugurimit të këtij muri ka marrë pjesë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili është shprehur i nderuar për t’u bërë homazhe kosovarëve që kanë strehuar fqinjët e tyre hebrenj.

“I nderuar të marrë pjesë sot në përurimin e ‘Murit të nderit’ në Parkun e Qytetit në Prishtinë, duke i bërë homazhe kosovarëve që u strehuan fqinjëve të tyre hebrenj gjatë Holokaustit. Njerëzimi i tyre i guximshëm duhet të na frymëzojë për të ndihmuar të tjerët në nevojë dhe për të dyfishuar përpjekjet tona drejt një shoqërie të drejtë ku të gjithë jetojnë në dinjitet dhe paqe – një shoqëri ku çnjerëzimi i kaluar kujtohet dhe nuk lejohet të përsëritet kurrë. Kurrë nuk harrojmë”, ka shkruar ai në Twitter.

Në inaugurimin e “Murit të nderit” nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan dhe Shoqata e Miqësisë Kosovë-Izrael, të pranishëm ishin edhe Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, Joseph DioGuardi, Kryetar i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Shirley Cloyes DioGuardi, Drejtoreshë Ekzekutive e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, Lekë Rezniqi, Shoqata e Miqësisë Kosovë-Izrael, si dhe Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë.

Honored to attend the inauguration of The Wall of Honor at the City Park in Pristina today, paying tribute to Kosovans who provided refuge to their Jewish neighbors during the Holocaust. Their courageous humanity should inspire us to help others in need and to redouble our… pic.twitter.com/gIOpxQKJYA

— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) August 23, 2023