Lajme

Hovenier: Kosovarët janë populli më pro amerikan, por edhe ShBA-ja është vendi më pro Kosovë në botë

By GAZETA SCANNER 1

July 03, 2024

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka bërë me dije se ekzistojnë marrëdhënie e veçantë në mes të ShBA-së dhe popullit të Kosovës.

Në një intervistë për emisionin “Rubikon”, ai ka thënë se kosovarët janë populli më pro amerikan në botë dhe ShBA-ja është shteti më pro Kosovë në botë.

“Do të thoja që ekziston marrëdhënie e veçantë e popullit të Kosovës dhe ShBA-së. Kosovarët janë njerëzit më pro-ShBA në botë, por ama edhe ShBA-ja është vendi më pro Kosovë në botë…”, ka thënë diplomati amerikan.

Ai ka thënë se Amerika është krenare që e ka mbështetur Kosovën.

Sipas tij, SHBA-ja do të vazhdojë edhe në të ardhmen ta mbështes Kosovë.

“Por, ku jemi që ShBA të ndihmojë Kosovën që të mer vendim që i takon në familjen e shteteve evropiane…të jemi të qartë, ne ShBA absolutisht që besojmë se është fati i Kosovës dhe ne me entuziazmin më të madh e mbështesim avancimin e saj në institucione evropiane si BE dhe KiE, euroatlantike, në raport me NATO që edhe përfundimisht e shohim anëtare të NATO-s”, ka thënë ai.

Ai ka bërë me dije se ShBA-ja ka pasur dallime me Qeverinë Kurti.

“E bash këtu me këtë qeveri nganjëherë kemi pasur dallime, jo në atë se çka duam të arrijmë por disa nga taktitet dhe qasjet për të arritur aty, ose mënyrat e përdorura”, është shprehur ai.