Lajme

Hovenier i përgjigjet Kurtit: Natyrisht se mund të këtë zbatim pa nënshkrim

By GAZETA SCANNER 1

November 30, 2023

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se pa nënshkrim nuk ka zbatim të draftit të statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Për Pressing të T7, Hovenier tha se natyrisht se mund të këtë zbatim pa nënshkrime.

Ai tutje u shpreh se ShBA i konsideron ligjërisht të detyrueshme zotimet e kryeministrit kosovar, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq lidhur me Marrëveshjen bazë dhe aneksin e zbatimit.

Natyrisht që mund të ketë zbatim pa nënshkrime. Sërish, vetëm mund ta theksoj qëndrimin e Shteteve të Bashkuara – dhe sa e kuptoj unë edhe qëndrimin e Bashkimit Evropian edhe pse nuk jam i autorizuar që të flas në emër të BE-së – por, qëndrimi i Shteteve të Bashkuara siç është shprehur nga i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, ne i konsiderojmë këto detyrime ligjërisht të detyrueshme dhe besojmë që udhëheqësit janë pajtuar për këto zotime kur u pajtuan për Marrëveshjen bazë dhe aneksin e zbatimit. E kam dëgjuar Josep Borrellin duke e thënë të njëjtën gjë pas negociatave të Ohrit. Pra, për ShBA-në, për BE-në dhe sërish për BE-në sepse konkluzionet e Këshillit të Evropës i kanë përfshirë marrëveshjen bazë dhe aneksin e zbatimit, ato janë ligjërisht të detyrueshme dhe ne presim që ato të zbatohen në tërësi”, tha ai.

“Edhe një herë do ta përmend këtë letrën që po i referohem të kancelarit të Gjermanisë, presidentit të Francës dhe kryeministres së Italisë që gjithashtu thotë se është urgjente që të ecet përpara me zbatimin e plotë pa parakushte, pa vonesa dhe që çështjet që kanë të bëjnë me formalitetet apo formulimin nuk duhet të na shpërqendrojnë nga puna e rëndësishme për të ecur përpara me zbatimin e plotë dhe në tërësi”, shtoi tutje Hovenier.