Lajme

Hoti “vonohet”, e kopjon Osmanin, për Darkën e Lames!

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, nuk po del të jetë i përpiktë sa iu përket organizimeve për festa tradicionale.

Darka e Lamës, këtë vitë pritet të ketë shumë të ftuar, kjo pasi që më 6 tetor disa ftesa janë nisur nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, shkruan IO.

Sot shefi i Qeverisë së Kosovës ka bërë të njëjtin veprim, e ka bërë edhe vet shefi i qeverisë, Avdullah Hoti, duke ftuar personalitete të ndryshme për Darkën e Lamës.

Kjo traditë vazhdohet tash e sa vite, e iniciuar nga presidenti historik Ibrahim Rugova.

Në këtë darkë, shërbehen ushqime autoktone shqiptare.