Ballina

Hoti: Video e VV-së fashizëm e shpifje për të nxitur urrejtje që pamundëson unitetin politik

By GAZETA SCANNER 1

January 10, 2023

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pasi publikimit të videos së pushtetit, në të cilën akuzohen liderët dhe partitë opozitare.

Hoti përmes një shkrimi në Facebook tha se video e VV’së është fashizëm e shpifje për të nxitur urrejtje që pamundëson unitetin politik.

Tutje, Hoti thotë se pushteti po bën një propagandë shpifëse dhe mashtrim, që sipas tij, nuk po kryejnë më punë.

“Sjellja e partisë në pushtet, me video montazhe plot shpifje, është fashizëm politik — urrejtje e tjetrit vetëm se i përket një grupi tjetër politik. Fundi i çdo lloj fashizmi dihet.

Në kohën kur duhet punuar në krijimin e unitetit politik për sfidat që na presin, këta duan t’i ikin përgjegjësisë. Në kohën kur delegacioni i lartë i partnerëve kryesorë të Kosovës zbarkon në Prishtinë, me të cilët duhet të ulen e të dakordohen të gjitha partitë politike, këta të pabesë nxisin urrejtje politike dhe pamundësojnë koordinimin e nevojshëm politik. Propaganda shpifëse dhe mashtrimi nuk po kryjnë punë më. Fundin e keni prekur tashmë”.