Lajme

Hoti thotë se zyrtarët e LV-së nuk ishin korrektë me LDK-në

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Avdullah Hot,  ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk është fituese absolute e zgjedhjeve.

Duke folur në një intervistë për RTK, Hoti ka thënë se subjekti i drejtuar nga Albin Kurti nuk ka qenë korrekt në raport me LDK-në.

 “Veçanërisht ditëve të fundit, zyrtarë të caktuar të Vetëvendosjes nuk kanë qenë korrektë, duke u ngutur të deklarojnë gjëra që nuk duhet të deklarohen, sepse atë që po mundohemi ta promovojmë gjatë këtyre bisedave  dhe të ndërtojmë një partneritet për katër vitet e ardhshme, është mbi bazën e normalisht të një marrëveshje të nënshkruar nga kryetarët e partive”, është shprehur Hoti.

Ai ka thënë se LDK-ja insiston që pjesë marrëveshjes të jenë të gjitha institucionet që burojnë nga Kuvendi, përfshirë edhe Presidenti i vendit.