Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga rradhët e LDK-së Avdullah Hoti ka thënë se skandalet me subvencionet për bujqësi, me rezervat shtetërore, me energjinë, me kontratat njëburimore, e me instrumentalizimin e RTK-së nuk mbyllen duke shikuar me dylbi kufirin me Serbinë. Atë e ruan KFOR-i..
Tutje ai është shprehur se të gjitha këto herët a vonë do të auditohen në mënyrë të pavarur.
Postimi i plotë:
Skandalet me subvencionet për bujqësi, me rezervat shtetërore, me energjinë, me kontratat njëburimore, e me instrumentalizimin e RTK-së nuk mbyllen duke shikuar me dylbi kufirin me Serbinë. Atë e ruan KFOR-i.
Herët a vonë, një auditim i thellë e i pavarur i të gjitha këtyre skandaleve është i domosdoshëm. Në mos në këtë qeveri, atëherë në tjetrën.