Ballina

Hoti publikon statistika rreth emigrimit: Është trend në rritje dhe me përmasa të mëdha 

By GAZETA SCANNER 1

July 01, 2022

Avdullah Hoti, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar rreth emigrimit të madh të qytetarëve të Kosovës gjatë vitit 2021.

Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se duhet të bëhet më shumë në mënyrë që ky trend të zvogëlohet.

Tutje, ai ka shtuar se tendenca për të emigruar ekziston në të gjitha vendet e rajonit por në rastin e Kosovës kjo tendencë është në përmasa më të mëdha dhe e cila është në rritje nga viti në vit.

“42,728 persona, apo 2.4% e popullsisë, kanë emigruar gjatë vitit 2021. Duhet të bëjmë më shumë për të zvogëluar këtë trend. Tendenca për të emigruar ekziston në të gjitha vendet në rajon, por në rastin tonë përmasat janë të mëdha dhe në rritje nga viti në vit. Duke qenë se këta persona janë pjesa më reproduktive e popullsisë, në afat të gjatë kjo shkallë e emigrimit do të shkaktojë ulje drastike, jo të natyrshme, të trendit të natalitetit në vitet dhe dekadat e ardhshme”, ka thënë Hoti.