Lajme

Hoti për ushqimin e FSK-së: Degradim ndaj ushtrisë dhe shtetit të Kosovës

By GAZETA SCANNER 1

October 14, 2024

Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ku po diskutohen për çështjen e ushqimit të ushtrisë tha se e gjithë situata e krijuar është absurde.

“Jemi në fund të mandatit qeverisës dhe sot Kuvendi debaton për furnizimin me ushqim të FSK-së . Është gjëja më absurde, si kish shku askujt ndërmend që vijmë në këtë pikë. Ky është degradimi që i kanë bërë ushtrisë dhe shtetit të Kosovës”, tha ai.