Lajme

Hoti: Në Qeverinë e ardhshme, TVSh-ja duhet të mblidhet brenda vendit pas shitjes së mallrave

By GAZETA SCANNER 1

September 28, 2024

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka shkruar në Facebook se me qeverisjen e LDK-së, Tatimi në Vlerën e Shtuar do të mblidhet brenda vendit pas shitjes së mallrave.

Ai gjithashtu ka shtuar se rimbursimi i TVSh-së do të bëhet në mënyrë automatike, sipas kërkesës së biznesit.

Postimi:

Në qeverinë e ardhshme, Tatimi në Vlerën e Shtuar duhet të mblidhet brenda vendit pas shitjes së mallrave, si dhe rimbursimi i TVSh do të bëhet automatik sipas kërkesës së biznesit.