Lajme

Hoti i prezanton disa fakte: Mashtrimet e Qeverisë Kurti lidhur me librat e nxënësve të klasave 1-9

By GAZETA SCANNER 1

August 21, 2024

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria Kurti po mashtron lidhur me librat e nxënesve për klasat nga 1 deri 9.

Hoti ka paraqitur disa fakte të cilas sipas tij, tregojnë që Ministria e Arsimit e kishte planifikuar blerjen e librave përmes procedurave të prokurimit dhe jo në formën e subvencionimit siç po bëhet tani.

“Kjo dëshmohet nga plani i prokurimit për 2024, të cilin MASHT e ka dorëzuar në AQP më 19 janar 2024. Shihni tabelën në rreshtin me ngjyrë të kuqe: “Blerja e librave për klasat 1-9 për vitin 2024/25”. Për këtë qëllim janë paraparë 9.47 mil. euro për të blerë 3.2 mil. copë libra, me çmim mesatar prej 3 euro për libër. Ky aktivitet i prokurimit është paraparë të fillojë më datë 28.06.2024.” – ka shkruar Hoti.

Më tej, ai ka thënë se buxhetit të shteti dhe familjeve po iu kushton më shtrenjtë blerja e librave për shkak të blejres së tyre me pakicë dhe jo me shumicë.

“Çdokush me dije elementare ekonomike e di se blerja e mallrave me shumicë kushton më lirë se blerja me pakicë. Dallimi përcaktohet nga marzha e fitimit e shitësve me pakicë. Në dy vitet e fundit, Qeveria Kurti ka kaluar në blerjen me pakicë. Kështu që, buxhetit të shtetit dhe familjeve po u kushtojnë disa milionë më shtrenjtë librat e nxënësve.” – ka shkruar Hoti.

Shkrimi i tij:

Mashtrimet e Qeverisë Kurti lidhur me librat e nxënësve të klasave 1-9

Subvencionimi i prindërve për blerjen e librave nuk është zgjidhja më e mirë as për buxhetin e shtetit dhe as për prindërit e nxënësit. Përcaktimi për këtë formë të furnizimit me libra nuk ka qenë asnjëherë politikë e Qeverisë Kurti. Kjo është imponuar për shkak të dështimit të Qeverisë në kryerjen e prokurimit për blerjen e librave direkt nga shtëpitë botuese në dy vitet e fundit.

Kjo dëshmohet nga plani i prokurimit për 2024, të cilin MASHT e ka dorëzuar në AQP më 19 janar 2024. Shihni tabelën në rreshtin me ngjyrë të kuqe: “Blerja e librave për klasat 1-9 për vitin 2024/25”. Për këtë qëllim janë paraparë 9.47 mil. euro për të blerë 3.2 mil. copë libra, me çmim mesatar prej 3 euro për libër. Ky aktivitet i prokurimit është paraparë të fillojë më datë 28.06.2024.

Çdokush me dije elementare ekonomike e di se blerja e mallrave me shumicë kushton më lirë se blerja me pakicë. Dallimi përcaktohet nga marzha e fitimit e shitësve me pakicë. Në dy vitet e fundit, Qeveria Kurti ka kaluar në blerjen me pakicë. Kështu që, buxhetit të shtetit dhe familjeve po u kushtojnë disa milionë më shtrenjtë librat e nxënësve.

Argumenti se po kursehet buxheti duke mos paguar shtëpitë botuese drejtpërdrejt nga buxheti është mashtrim.