Lajme

Hoti: I katërti vit me radhë i humbur në investime kapitale – nga 913 milionë u shpenzuan veç 325 për nëntë muaj

By GAZETA SCANNER

November 05, 2024

 

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë Kurti për investimet kapitale, duke thënë se është i katërti vit me radhë i humbur në këto investime.

Sipas Hotit, nga 913 milionë euro të parapara për investime kapitale, për nëntë muaj janë shpenzuar vetëm 325 milionë euro.

“Realizimi tepër i ulët, në veçanti nga disa ministri, tregon dembelinë dhe mungesën e kompetencës të ministrave, si dhe dështimin e Kryeministrit për mbikëqyrjen e punës e ministrave”, ka shkruar Hoti.

Ai ka renditur edhe përqindjen e realizimit nëpër secilën ministri, ku ajo e Industrisë, Drejtësisë, Financave, Bujqësisë, figurojnë më përqindje shumë të ulët të realizimit. Pas tyre renditen Ministria e Arsimit, Ekonomisë, Shëndetësisë, e Punëve të Brendshme dhe Kulturës.

“Ja tabela e realizimit ë investimeve kapitale të Ministrisë së Bujqësisë. Jo vetëm që shuma e investimeve kapitale në bujqësi është tepër e ulët, vetë 3.8 mil euro, por edhe ato nuk realizohen. Nuk figuron asnjë projekt për ujitje të tokave bujqësore”, ka shkruar Hoti.