Lajmest-slider

Hoti dënon sulmin ndaj djalit të Nenad Rashiq

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka dënuar sulmin që ndodhi ndaj djalit të politikanit Nenad Rashiq në Graçanicë.

Hoti përmes një postimi në Facebook, ka theksuar që kryesit e këtij akti duhet të përballen me forcën e ligjit.

“Dhuna është e papranueshme dhe e dënueshme.  Rasti i rrahjes së Nikolla Rashiqit, i biri i Nenad Rashiqit, ishte një akt i papranueshëm dhe si i tillë duhet të trajtohet dhe hetohet nga organet kompetente, ndërsa kryesit e këtij akti duhet të përballen me forcën e ligjit”, është shprehur Hoti.