Lajme

“Horra, mercenarë, tendera”, eskalon këshilltari i Kurtit kundër katër gazetarëve

By GAZETA SCANNER 1

January 28, 2024

Këshilltarit të kryeministrit Kurti për marrëdhënie me Maqedoninë e Veriut, Bekim Qokut, i ka penguar prezenca e katër gazetarëve shqiptarë në Kuvend, për përzgjedhjen e Talat Xhaferit kryeministër teknik të RMV-së.

Qoku ka përzgjedhur fjalët më të këqija për gazetarët Baton Haxhiu, Blendi Fevziu, Berat Buzhala dhe Adriatik Kelmendi. Ai iu ka referuar gazetarëve “mercenarë” dhe ka aluduar se iu janë ndarë tenderë të njëjtëve, shkruan Gazeta Insajderi.

Sa tenderë dhe sa pare nga buxheti i varfër i shqiptarëve të MV duhet t’u jenë ndarë gazetarëve/analistëve mercenarë për propagandë pro-regjim?”, ka shkruar ai.

“Aliu paska gjetur më në fund “horrat” e vërtetë”, përfundon postimi i tij.

Kryeministri Kurti, përmes Çokut, ka shprehur haptazi mbështetjen për opozitën shqiptare.

https://m.facebook.com/bekim.qoku.9/posts/1028344851760050?ref=embed_post&wtsid=rdr_0wPuGJ7nUa9c1VsbI