Shëndeti

Hormonet që shkaktojnë shtim në peshë, mënyrat si të shpëtoni

By GAZETA SCANNER 1

June 03, 2024

Shtimi në peshë shpesh lidhet me tejngopjen, por në fakt janë edhe hormonet që mund të çojnë në shtim të kileve. Ndërkohë që shtimi në peshë është i lehtë, humbja nuk është edhe aq.

Faktorë të ndryshëm, si stresi, mosha, gjenet, zgjedhjet jo të duhura të mënyrës së jetesës etj, mund të shkaktojnë çrregullim hormonal, duke çuar kështu në shtim në peshë.

Hormonet e tiroides

Gjëndra e tiroides gjendet në qafë. Ajo prodhon hormonet T3, T4 dhe kalcitoninën, që janë përgjegjëse për mbajtjen nën kontroll të metabolizmit të trupit. Mosprodhimi mjaftueshëm i këtyre hormoneve çon në zhvillimin e hipotiroidizmit. Kjo gjendje lidhet shpesh me shtimin në peshë kryesisht për shkak të akumulimit të ujit në trup.

Si ta parandaloni këtë gjendje:

Insulina

Insulina është një hormon i sekretuar nga pankreasi. Ajo ndihmon për të transportuar glukozën tek qelizat, ku përdoret si energji ose për t’u ruajtur si dhjam. Konsumimi i tepërt i ushqimeve të përpunuara, ushqimeve të shpejta të pashëndetshme, alkoolit ose pijeve të gazuara mund të çojë në zhvillimin e rezistencës ndaj insulinës në trup. Kjo çon në rritje të niveleve të sheqerit në gjak, duke shkaktuar shtim në peshë dhe zhvillim të diabetit tip 2.

Si ta parandaloni:

Kortizoli

Kortizoli është një hormon i sekretuar nga gjëndra dhjamore kur jeni të stresuar, në ankth, i nervozuar etj. Duke bërë zgjedhje të gabuara në mënyrën e jetesës, trupi është vazhdimisht në gjendje depresioni.

Si ta shmangni:

Testosteroni

Testosteroni konsiderohet shpesh si hormoni mashkullor, por në fakt sekretohet edhe nga femrat. Ai ndihmon në djegien e dhjamit, forcimin e kockave dhe muskujve dhe përmirëson dëshirën seksuale. Mosha dhe stresi mund të shkaktojnë rënie të konsiderueshme të niveleve të testosteronit, duke çuar në humbje të densitetit kockor, të masës muskulore dhe zhvillim të obezitetit.

Si ta shmangni:

Progesteroni

Nivelet e progesteronit dhe estrogjenit duhet të jenë të balancuara në trup që sistemi imunitar të funksionojë siç duhet. Nivelet e progesteronit mund të bien si pasojë e një sërë shkaqesh, si stresi, përdorimi i pilulave kontraceptive, menopauza etj. Kjo çon në shtim në peshë dhe depresion.

Si ta shmangni:

Leptina

Leptina është hormon i ngopjes, që sekretohet nga qelizat dhjamore dhe dërgon sinjale në tru kur jeni ngopur. Leptina kontrollon metabolizmin dhe ndihmon qelizat të kuptojnë nëse duhet ta ruajnë apo djegin yndyrën. Shumë shpesh, ky nivel i hormonit ulet për shkak të pagjumësisë. Prandaj fjetja mjaftueshëm është shumë e rëndësishme.