5.9 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Homazhet ndaj Bujar Nishanit, e veshur me të zeza, Beniada ngushëllon familjarët

- Advertisement -

Në orën 10:00 të kësaj të enjte ka nisur ceremonia shtetërore e nderimeve të fundit për ish-Presidentin Bujar Nishani. I pari që ka kryer homazhe për ish-kryetarin e shtetit ishte presidenti Ilir Meta, i shoqëruar nga vajza e tij Bora Meta. Më pas kanë shkuar edhe personazhe të njohur të politikës, si ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Mes tyre, është vënë re dhe modelja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP”, Beniada Nishani, e cila ka dhe lidhje gjaku me të ndjerin. Ajo është shfaqur e veshur me të zeza dhe e trishtuar teksa ka takuar familjarët.

Kujtojmë që më herët, ajo ka treguar se me fëmijët e Nishanit ka një marrëdhënie shumë të mirë, veçanërisht me të bijën Fionën.

Beniada ka shkruar në Instastory: “Askush nuk vdes në tokë për sa kohë që jeton në zemrën e atyre që mbeten. Fiona Nishani zemra ime është me ty”

Nderimet për ish kreun e shtetit, që u nda nga jeta disa ditë më parë, do të përfundojnë në orën 12:00.

Arkmorti me trupin e pajetë të ish-presidentit është vendosur në sallën “Skënderbeu” të Presidencës, ku familjarët po presin ngushëllimet./abcnews.al

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit