Sport

Holanda e eliminon Rumaninë, vazhdon në çerekfinale të “Euro 2024”

By GAZETA SCANNER 1

July 02, 2024

Kombëtarja e Holandës e ka eliminuar Rumaninë për t’u kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Holandezët zhvilluan një paraqitje të shkëlqyer për të fituar me rezultat bindës 0:3.

Cody Gakpo me një eurogol pas asistimit të Xavi Simons i dha epërsinë Holandës (20’).

Holanda ishte shumë më e mirë, me Simons që kishte një rast të artë për ta dyfishuar epërsinë por dështoi nga afërsia.

Me të njëjtin ritëm vazhdoi edhe pjesa e dytë, ku Gakpo në fakt dyfishoi epërsinë por që goli u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Sidoqoftë, ylli i Liverpoolit bëri heroin edhe te goli i fitores, duke asistuar për mrekulli te Donyell Malen, që e kishte të lehtë të shënonte nga afërsia (83’).

Në fund, Malen doli sërish në skenë duke dribluar për mrekulli dhe me një goditje precize e dërgoi Rumaninë në shtëpi (90+3′).

Kësisoj, Holanda bëhet skuadra më e fundit që shkon në çerekfinale, ku e pret fituesin e përballjes Turqi – Austri.