Ekonomi

Holanda do t’i dhurojë 3 milionë euro për rindërtimin e Shqipërisë

Holanda do të dhurojë 3 milionë euro për të ndihmuar Shqipërinë për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit të një viti më parë.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok, i cili përmes një postimi në Twitter ka shprehur mbështetjen dhe ndihmën konkrete që Holanda dhuron për rindërtimin pas tërmetit 6.4 ballësh në Shqipëri.

“Holanda qëndron në krah të Shqipërisë pas tërmetit dhe do të dhurojë 3 milionë euro për rindërtimin”, ka shkruar Blok në Twitter.