Sport

Hojlund: Idhulli im është Cristiano Ronaldo

By GAZETA SCANNER 1

March 27, 2023

Senzacioni danez, futbollisti i ri, Rasmus Hojlund, ka thënë se e ka idhull Cristiano Ronaldon.

Futbollisti që luan te Atalanta ka shënuar pesë gola në dy ndeshjet e deritanishme të Danimarkës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024. Me klubin italian danezi ka tetë gola dhe një asistim në njëzet e pesë ndeshje.

“Idhulli im është Cristiano Ronaldo. Babai im më tregoi për të kur ishte në Manchester United dhe më pas në Real Madrid. Ishte një cikël fantastik. Unë thjesht e dua mentalitetin e tij. Ai është gjithmonë i etur për të shënuar në çdo ndeshje”, ka thënë ai.

Danezi ka thënë se klubi që ai e simpatizon është Manchester United.