Sport

Hodaj: Ka nisur procedurë disiplinore ndaj Rumanisë, për tentim-sulmin ndaj Zhegrovës

By GAZETA SCANNER

December 22, 2024

Avokati i Federatës së Futbollit të Kosovës, Taulant Hodaj, ka bërë të ditur për Klan Kosovën, se më 26 nëntor ka filluar procedura disiplinore kundër Rumanisë, për sulmin e tentuar që ishte bërë ndaj lojtarit të Kombëtares Edon Zhegrova.

“Më 26 nëntor ka filluar procedura disiplinore kundër Rumanisë për këtë incident. Enkas për këtë është emëruar inspektori disiplinor i UEFA-s”, u shpreh ai në “Sport Shoë”.

“Lojtari Zhegrova dhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës Amir Rrahmani ka dhënë një deklaratë. Besojmë që vendimi do të jetë meritor në këtë rast, dhe se do të dënohen”, shtoi Hodaj.