Ballina

Historike: Nga 28 janari në Maqedoni të Veriut kryeministër do të jetë Talat Xhaferi

By GAZETA SCANNER 1

December 08, 2023

Në Maqedoni të Veriut, viti i ardhshëm do të ketë edhe ndryshimin e parë në Qeverinë e këtij vendi.

Për herë të parë në histori, Qeveria e këtij vendi do të udhëhiqet nga një shqiptar, shkruan lajmi.net.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar Bujar Osmani, ministër i Jashtëm i këtij shteti.

Ai tregoi se fundi i janarit të vitit 2024, do ta gjejë Qeverinë e RMV’së me në krye Talat Xhaferin.

“Talat Xhaferi do jet Kryeministri i pare shqiptar nga 28 janari”, tha ai.

Xhaferi në dy koalicionet e fundit ishte Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Marrja e Xhaferit pozitën e kryeministrit është konform marrëveshjes për bashkëqeverisje ndërmjet partive LSDM dhe BDI, menëjherë pas përfundimit të zgjedhjeve të vitit 2020.

Qeveria aktuale ishte zgjedhur në fund të gushtit 2020 me në krye Zoran Zaev, ndërsa në janar të vitit 2022, pas një riformatimi të pjesëshëm, në krye të Qeverisë maqedonase erdhi Dimitar Kovaçevski.