Lajme

Historiani me shkrim emocional: Nga 60 shtëpi të banuara në fshat, kanë mbetur dy ose tri

By GAZETA SCANNER 1

July 06, 2024

Daut Dauti, historian, ka shkruar në lidhje me fshatin e tij të lindjes, i cili tashmë gati është zbrazur i tëri.

Historiani Dauti, që jeton në Angli, ka kujtuar fshatin e tij të lindjes, Kokaj në Gjilan.

Sipas Dautit, fshati është zbrazur gati krejtësisht.

“Pranverë e vitit 1983, me kusherinjtë në fshatin Kokaj në kohën e vjeljes së qershive.

Asgjë nuk matet me aromën e këndshme dhe shijen e ëmbël të qershive. Fshati atëherë kishte plot gjallëri. Nga 60 shtëpi që i kishte të banuara, sot kanë mbetur dy apo tri” – ka shkruar Dauti.