Historiani Durim Abdullahu ka thënë se Isa Boletini nuk ka mbërritur me vonesë në Vlorë, por siç tha ai Kuvendi është mbajtur me urgjencë, pra në kushte emergjente.
Ai tha se e gjithë kjo situatë e vonesës në publik është keqkuptuar nga filmi “Nëntori i dytë”.
“Ai nuk mbërriti me vonës, kuvendi u mbajt me urgjencë, u mbajt në kushte emergjente. Kuvendi i Vlorës nisi të organizohej në javën e dytë të nëntorit. Mendoi që është pak a shumë një lloj keqkuptimi që në publik është kriju prej filmit ’Nëntori i dytë’. Pra Kuvendi ja nisi në javën e dytë dhe këtë e dimë prej telegrameve që Ismaj Qemail Vlora ia dërgoi djalit të tij në Vlorë nga Vjena. Një nga telegramet që është i shkurtë i thotë: Përshëndetje atërore nga Vjena, lajmërojë delegatët që gjithë nisën drejtë Vlorës”, ka thënë ai në Tëvë1.