Lajme

Hiqen posterët dedikuar Vuçiqit në Zveçan

By GAZETA SCANNER 1

July 01, 2024

Policia ka njoftuar se janë hequr posterët dedikuar Vuçiqit që ishin vendosur në Zveçan.

Ato do të përdoren si prova materiale derisa rasti po hetohet.

“NXITJA E PËRQARJES DHE MOS DURIMIT- Zveçan, 30.06.2024, NN.  Është raportuar se persona të panjohur nëpër mure të ndërtesave kanë vendosur pamflete me mbishkrime. Pamfletet janë tërhequr nga vendet ku janë vendosur si provë materiale. Rasti nën hetime.”