Lajme

Hill për zgjedhjet: SHBA pret vazhdimin e bashkëpunimit me Qeverinë e Serbisë, duhet zgjidhur mangësitë e vërejtura nga vëzhguesit

By GAZETA SCANNER 1

December 22, 2023

Ambasadori amerikan Christopher Hill ka publikuar një mesazh me rastin e zgjedhjeve në Serbi, në të cilin ka thënë se Qeveria e SHBA-së pret vazhdimin e bashkëpunimit me Qeverinë e Serbisë për çështje me interes të përbashkët.

“Kjo, natyrisht, përfshin çështjet rajonale, por edhe dëshirën e Serbisë për t’u bërë plotësisht pjesë e familjes së kombeve perëndimore,” tha Hill në X.

Ai shtoi se Serbia duhet t’i arrijë shumë për të qenë e gatshme për këtë rrugëtim, e njëra prej tyre është sundimi i ligjit.

Siç tha Hill, zgjedhjet janë një “stres test” për demokracinë dhe kjo vlen për çdo vend.

Izjava ambasadora Hila o izborima u Srbiji pic.twitter.com/16wEcquiFy

— Američka ambasada (@USEmbassySerbia) December 22, 2023

Sipas tij, vëzhguesit ndërkombëtarë që ishin në Serbi kanë zbuluar disa mangësi në lidhje me këto zgjedhje dhe është e rëndësishme që Serbia të punojë me vëzhguesit për zgjidhjen e këtyre çështjeve.

Hill tha gjithashtu se është e nevojshme që vendi të ketë “një lloj qëndrueshmërie”, që të mund “të rikuperohet nga këto momente” pas zgjedhjeve, kur pjesëmarrësit “nuk janë shumë të kënaqur me njëri-tjetrin”, dhe theksoi se. Serbia duhet t’i zgjidhë këto çështje përmes institucioneve.