Lajme

Hidhet gaz lotsjellës në Kuvendin e Shqipërisë

By GAZETA SCANNER 1

November 09, 2023

Ndërsa kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla nisi seancën plenare duke lexuar projektligjet që do të hidhen në votim, deputetët e opozitës ndezën tymuese në sallë për të pamundësuar seancën.

Nën thirrjet “turp, turp”, ata u përpoqën të parandalojnë zhvillimin e mëtejshëm. Në këtë moment, deputeti Saimir Korreshi ndezi një tymuese duke mbushur sallën me tym, shkruan BalkanWeb.