Lajme

Hetimet ndaj ministrit Aliu, Rexhaj: Është e qartë, Prokuroria po bën betejë kundër VV-së

By GAZETA SCANNER 1

October 21, 2024

Deputeti i pushtetit, Arbër Rexhaj, ka reaguar pas raportimeve se Prokuroria Speciale ka nisur hetimet ndaj ministrit Aliu, nën dyshimet se i ka shkaktuar dëm miliona euro buxhetit të shtetit duke i falur borxhe kompanive ambalazhuese të ujit.

Rexhaj ka shkruar se Prokuroria përmes mediumit Nacionale sot goditi Qeverinë Kurti.

“Mozaiku është i qartë sikurse edhe beteja e tyre kundër Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, ka shkruar Rexhaj.