Analisti Albert Heta, ka konsideruar se deputeti Haki Abazi është lënë anash nga partia e tij, Vetëvendosje.
Heta ka theksuar në Politiko në Kanal10 se kryeministri Albin Kurti në raste të shumta për të ikur nga përgjegjësitë e tij ‘e merr topin, e s’do me luajtë”.
Ai madje tha se kushdo që kundërshton kryeninistrinë, do të sulohet e shkatërrohet si njeri.
“Sa herë del dikush kundër Kurtit, sulmohet menjëherë dhe shkatërrohet si njeri dhe çështjet zhduken me të. Abazi për një arsye apo tjetrën është lënë anash nga partia e tij. Kurti thotë na jemi partia e demokracia më e madhe. Ne nuk mund të themi më që ka demokraci për shkak të statutit, qeveria e kontrollonë partinë”, u shpreh Heta.
Ai tha se qeveria aktuale me skandalet e saj, do taq tejkalojë edhe skandalin e para shumë vviteve, ku ishin zhdukur narkotikët nga dhoma e dëshmive brenda policisë së Kosovës.
“Nuk e kisha kqyrë veç terr deklaratën e Haki Abazit për rastin Dehari. Është interes me ditë çka ka ndodh. Qeveritë e kalauara e kanë pas atë skandalin e humbjes së dëshmisë për narkotikët. Tash si duket kjo qeveri do me tejkalu atë skandal, me rastin i cili partizu tejskajshëm si pjesë e vazhdueshme për drejtësi. Ne nuk e dimë ende se cka ka ndodh me Astrit Deharin. Unë pajtohna që partia s’ka ineteres me zbardhë rastin”, ka shtuar tutje Heta.
Heta ka theksuar se sot partia në pushtet, Vetëvedosje s’ka as politikë për energji.