Ballina

Heqja e vetos në vendimmarrje brenda BE-së, vlerësohet në dobi të Kosovës

By GAZETA SCANNER 1

November 23, 2023

Bashkimi Evropian prej kohësh ka hasur në vështirësi në funksionimin e brendshëm dhe në krijimin e unitetit në politikën e jashtme.

Për të zgjidhur këto probleme, Parlamenti Evropian të mërkurën ka miratuar një raport me propozime për ndryshimin e traktatit të BE-së, ku në mesin e tyre është propozuar edhe zëvendësimi i vetos me shumicë të kualifikuar. Ky ndryshim do të mundësoi që vendet që synojnë BE-në të mos kenë nevojë të marrin miratimin e të gjitha shteteve, por vetëm të shumicës prej tyre.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj, në një prononcim për tëvë1 tha se këto ndryshime prej kohësh janë kërkuar nga dy motorët e Bashkimit Evropian, Franca dhe Gjermania.

Por, njohësi i çështjeve politike Melazim Koci thotë se me këto ndryshime brenda Bashkimit Evropian, Kosova do të jetë vendi që do të përfitoi më së shumti.

Sa i përket anëtarësimit të Ballkanit në BE, nga vet Bashkimi Evropian kanë deklaruar se palët duhet të jenë të gatshme për zgjerim deri në vitin 2030.