Në ndeshjen mes Vushtrrisë dhe Trepçës ka ndodhur një rrahje masive, në kuadër të xhiros së fundit të Superligës së Kosovës në hendboll.
I gjithë incidenti filloi pasi një lojtari i Trepçës u lëndua, teksa qëndronte i shtrirë, lojtarët e Vushtrrisë u afruan duke i kërkuar që të çohet në këmbë. Me këtë filluan edhe kacafytjet mes lojtarëve, ku pati gjuajtje me gjësende edhe nga publiku i pranishëm.
Policia ishte e pranishme në palestër, por sipas pamjeve nuk po duket se menaxhoi këtë situatë që ndodhi.
Ndeshja është ndërprerë në pjesën e dytë, teksa nuk ka informata se a do të nis sonte.
Mitrovicasit janë duke fituar me rezultat 21-17.