Lajme

Helmohen me ushqim mbi 30 persona në Malishevë, disa prej tyre janë dërguar në QKUK

By GAZETA SCANNER 1

October 13, 2023

Mbi 30 persona dyshohet se janë helmuar sot me ushqim në një lokal të ushiqmit të shpejtë në Malishevë, disa prej të cilëve janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe Spitalin e Prizrenit.

Në një komunikatë të Komunës së Malishevës thuhet se “mbi 30 persona janë helmuar nga ushqimi, por situata është menaxhuar mirë nga ana e personelit shëndetësor në Malishevë dhe organeve përgjegjëse komunale e organeve tjera përgjegjëse si AUV dhe policesë”.

Sipas drejtorit për shëndetësi, Hajdin Berisha, situata është menaxhuar më sukses dhe situata është në kontroll të plotë.