Lajme

Heidi Lushtaku sjell donacion për QPDG, Lladrovci e falënderon

By GAZETA SCANNER 1

November 14, 2024

Sot, në Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas, kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci dhe Drejtoresha e Qendrës, Kadire Tahiraj, pritën në takim, ish presidenten, Atifete Jahjaga dhe Heidi Lushtakun e cila ka dhënë donacion për këtë qendër.

Pa përparimin e gjendjes së gruas në shoqëri dhe barazi të plotë, e ardhmja mbetet e vështirësuar dhe me shumë sfida, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Me dy buqeta me lule, bashkë me Kadiren, pritëm para Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave, ish presidenten Atifete Jahjaga dhe Heidi Lushtakun me bashkëpunëtore, të cilat sollën një donacion për Qendrën. E falënderova znj. Jahjaga për angazhimin dhe përkushtimin e madh për gratë dhe projektet e ndryshme për Kosovën me “Fondacionin Jahjaga”, duke u bërë shembull i aktivizmit për shumë kauza. E falënderova po ashtu, znj. Lushtaku për donacionin me vlerë të çmuar, për gratë, anëtare të QPDG, duke u bërë përkrahëse e tyre dhe perspektivës për punë dhe veprimtari të pavarur. Pa përparimin e gjendjes së gruas në shoqëri dhe barazi të plotë, e ardhmja mbetet e vështirësuar dhe me shumë sfida. Respekt znj. Jahjaga dhe znj. Lushtaku! Ju lumtë për punën që bëni znj. Kadire!

https://www.facebook.com/share/p/1KJE8LT7ud/?mibextid=WC7FNe