Rozë

Heidi Klum shpjegon se si deferenca e moshës mes saj dhe bashkëshortit ka ndikuar tek ajo

By GAZETA SCANNER 1

February 11, 2024

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Heidi Klum ka shpjeguar se kohët e fundit, ajo ka filluar t’i shijojë shumë festat deri në orët e para të mëngjesit.

Eshtë shumë kënaqësi të shkosh në klubet e natës. E shijoj shumë muzikën“, ka thënë modelja, 50-vjeçare, duke shtuar se interesi i saj për jetën e natës është rritur shumë për shkak të bashkëshortit të saj në moshë më të re, Tom Kaulitz, 34-vjeç.

Tani që shkoj në klubet e natës, shoh përreth dhe kuptoj që jam personi më i vjetër aty”, ka thënë Klum me shaka, duke shtuar se qëndrimi zgjuar gjatë gjithë natës është një arritje e madhe për të.

Gjithashtu, tani që fëmijët e saj janë të mëdhenj në moshë, ajo ka më shumë kohë të lirë. Nga ana tjetër, ajo po shijon të gjithë kohën e humbur kur ishe e re, të cilës i është dashur të punojë pafund.

Kur ke katër fëmijë, ata të mbajnë zgjuar ditë dhe natë”, ka thënë anëtarja e jurisë së “America’s Got Talent”, duke shtuar se gjithmonë ndodh diçka kur fëmijët janë në procesin e rritjes.

Klum ka një fëmijë me Flavio Braitore, Leni 19-vjeç dhe tre fëmijë të tjerë, Henry 18-vjeç, Johan 17-vjeç dhe Lou 14-vjeç, me ish bashkëshortin Seal.

Cifti, i cili kurorëzoi dashurinë e tij në martesë në vitin 2019, së fundmi ka qenë io pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “2024 Golden Globes” dhe “2024 Grammys.